Sllovenët votuan ditën e djeshme kundër hyrjes në fuqi të ligjit për eutanazinë.
Pyetja që iu drejtua sllovenëve në referendum ishte ishte: "A e mbështesni hyrjen në fuqi të ligjit për vdekjen e asistuar, i cili u miratua nga Parlamenti më 24 korrik 2025? "
Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare të bazuara në 99.8% të fletëvotimeve të numëruara, të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, afërsisht 53% e votuesve e hodhën poshtë zbatimin e ligjit të miratuar nga Parlamenti në korrik, ndërsa 47% votuan pro.
Parlamenti do të jetë në gjendje të votojë përsëri për një projektligj të ri pas 12 muajsh.
Disa vende evropiane, përfshirë Zvicrën dhe Austrinë, tashmë u lejojnë njerëzve në fazat terminale të sëmundjes së tyre të marrin ndihmë mjekësore për t'i dhënë fund jetës së tyre.



