Shakira shpallet e pafajshme për evazion fiskal, Spanja do t’i paguajë 60 milionë euro

Shakira shpallet e pafajshme për evazion fiskal, Spanja do t’i paguajë 60 milionë euro

Gjykata e Lartë e Spanjës e ka shpallur të pafajshme këngëtaren kolumbiane Shakira për akuzat për evazion fiskal.

 

Gjykata i dha detyrim Ministrisë së Financave spanjolle një kompensim prej më shumë se 60 milionë eurosh, një shumë që ajo e kishte paguar në gjoba, së bashku me interesat, sipas një dokumenti gjyqësor të cituar nga Reuters.

 

Verën e vitit 2023, prokurorët nisën një hetim kundër Shakirës për shmangie të dyshuar të taksave prej 6.7 milionë eurosh në taksa për të ardhurat e vitit 2018, përmes një kompanie jashtë vendit. 

 

Në nëntor 2023, ajo arriti një marrëveshje me prokurorët për një çështje tjetër në pritje kundër saj, duke paguar rreth 14 milionë euro taksa për vitet 2012-2014.

 

Pasi u divorcua nga futbollisti Gerard Pique në vitin 2022, Shakira u zhvendos në Miami ku jeton me dy fëmijët e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy