Putin: Rusia gati të furnizojë Indinë me karburant “pa ndërprerje” mes presionit amerikan

Putin: Rusia gati të furnizojë Indinë me karburant “pa ndërprerje” mes presionit amerikan

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi në New Delhi se Rusia është e gatshme të furnizojë Indinë me karburant “pa ndërprerje”, në një moment kur Delhi përballet me presion të fortë nga Shtetet e Bashkuara për të ndërprerë blerjen e naftës ruse.

 

Putin, duke folur krah kryeministrit indian Narendra Modi, vuri në pikëpyetje pse India duhet të ndëshkohet për blerjen e naftës ruse, kur vetë SHBA vazhdon të importojë karburant bërthamor nga Moska.

 

Presidenti Donald Trump ka vendosur tarifa 50% ndaj shumicës së produkteve indiane, duke argumentuar se blerjet e Indisë i japin fonde Rusisë për luftën në Ukrainë, një pretendim që Delhi e mohon. Tarifat kanë çuar marrëdhëniet Indi–SHBA në një pikë të ulët historike.

 

Në një intervistë për India Today, Putin tha se India duhet të ketë të njëjtat të drejta për të blerë energji nga Rusia ashtu si SHBA:

“Po vetë Shtetet e Bashkuara blejnë karburant bërthamor nga ne. Nëse ata kanë të drejtë, pse nuk duhet ta ketë edhe India?”

 

Putin tha se Rusia po punon për një “zgjidhje paqësore”, por paralajmëroi se Ukraina duhet të tërhiqet nga Donbasi, ose Rusia do ta marrë atë me forcë.

“Ose i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase largohen,” u shpreh ai.

 

Modi theksoi se India nuk është neutrale, por “në anën e paqes”, dhe mbështeti përpjekjet për një zgjidhje afatgjatë të konfliktit.

 

Sipas BBC, gjatë takimit, dy liderët nënshkruan memorandume bashkëpunimi në tregti, bujqësi dhe industri të tjera. Modi njoftoi: dy skema të reja vizash 30-ditore për turistët rusë, hapjen e dy konsullatave të reja indiane në Rusi, nisjen e transmetimit të kanalit Russia Today në Indi

 

Edhe pse nuk u njoftuan marrëveshje të mëdha mbrojtjeje, u konfirmua bashkëpunim në ndërtimin e anijeve, energjinë bërthamore civile dhe mineralet kritike.

Të dy vendet ranë dakord për një program ekonomik deri në vitin 2030.

 

Putin tha se tregtia dypalëshe prej 60 miliardë dollarësh mund të rritet në 100 miliardë në vitet e ardhshme.

 

India, si konsumatori i tretë më i madh në botë i naftës, ka blerë sasi të mëdha nga Rusia që prej vitit 2022.

Por disa kompani indiane kanë nisur të ulin importet për t’iu përshtatur sanksioneve amerikane.

 

Putin përmendi gjithashtu “projektin flamur” të bashkëpunimit, ndërtimin e centralit më të madh bërthamor të Indisë.

 

Në deklaratën përfundimtare, të dy liderët thanë se partneriteti i tyre po orientohej drejt kërkimit dhe zhvillimit të përbashkët, veçanërisht në platforma të avancuara mbrojtëse.

 

Putin përmendi bashkëpunimin në kuadër të BRICS, aleancën e ekonomive të mëdha në zhvillim, duke thënë se grupi po punon për një botë “më të drejtë” dhe “multi-polare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy