Irani rikthen internetin pas 88 ditësh ndërprerje, qytetarët reagojnë me zemërim dhe frikë

Irani rikthen internetin pas 88 ditësh ndërprerje, qytetarët reagojnë me zemërim dhe frikë

Pas 88 ditësh ndërprerjeje pothuajse të plotë të internetit në Iran, lidhjet janë rikthyer pjesërisht, duke sjellë një valë mesazhesh, imazhesh dhe reagimesh emocionale në rrjetet sociale, por jo një atmosferë festive siç mund të pritej.

 

Sipas raportimeve, interneti filloi të rikthehej rreth orës 17:00 të së martës, duke i lejuar shumë iranianëve të lidhen për herë të parë pas muajsh izolimi dixhital. Megjithatë, rikthimi i shërbimit u shoqërua me ndjenja të përziera, duke përfshirë skepticizëm, zemërim dhe ankth për mungesën e lirisë së plotë të komunikimit.

 

Autoritetet iraniane kishin vendosur ndërprerjen e internetit fillimisht në janar, në kuadër të goditjeve ndaj protestave antiqeveritare, ndërsa më pas kufizimet u zgjeruan pas përshkallëzimit të tensioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

 

Shumë qytetarë raportuan se edhe pas rikthimit të pjesshëm, shërbimi mbetet i kufizuar. Aplikacione të përdorura gjerësisht si ËhatsApp vazhdojnë të funksionojnë me vështirësi, ndërsa lidhjet celulare dhe qasja në internet mbeten të paqëndrueshme.

 

Disa qytetarë e përshkruan momentin e rikthimit të lidhjes si emocional dhe të dhimbshëm. Artistja Ellie nga Teherani tha se përjetoi një ndjenjë të fortë lirimi të përzier me trishtim, duke e parë rikthimin e internetit si “një shije të vogël lirie”. Të tjerë, si fotografja Maryam, e kritikuan reagimin ndërkombëtar dhe mbështetësit e qeverisë, duke theksuar se kufizimi i internetit është një shkelje e të drejtave themelore.

 

Ndërkohë, aktivistë dhe qytetarë shprehin shqetësim se rikthimi i pjesshëm mund të shërbejë edhe si mjet më i sofistikuar kontrolli dhe mbikëqyrjeje, në vend të një hapjeje të vërtetë të hapësirës dixhitale.

 

Raportimet tregojnë gjithashtu se gjatë ndërprerjes, shumica e qytetarëve ishin të detyruar të mbështeteshin në VPN të shtrenjta ose internet satelitor, ndërsa pjesa më e madhe mbeti e izoluar nga komunikimi online dhe puna.

 

Shumë postime të rikthyera në rrjetet sociale pasqyronin humbje personale, kujtime të dhimbshme nga protestat dhe lufta, si dhe shqetësime për të ardhmen politike dhe sociale të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy