Studimi: 1.7 milionë satelitë në orbitë mund të kenë pasoja shkatërruese për astronominë

Studimi: 1.7 milionë satelitë në orbitë mund të kenë pasoja shkatërruese për astronominë

Një studim i ri i Observatorit Jugor Evropian (ESO) paralajmëron se planet për të vendosur mbi 1.7 milionë satelitë në orbitën e Tokës mund të kenë pasoja shkatërruese për astronominë, duke e bërë qiellin e natës më të ndritshëm dhe duke kufizuar aftësinë e shkencëtarëve për të vëzhguar galaktikat dhe universin e largët, transmeton Forbes. 

 

Sipas studiuesve, zhvillimi i projekteve të mëdha hapësinore, si zgjerimi i rrjetit Starlink nga SpaceX, si edhe planet për qendra orbitale të të dhënave për inteligjencën artificiale dhe sisteme të transmetimit të energjisë diellore nga hapësira, rrezikojnë të mbingarkojnë orbitën e ulët të Tokës.

 

Studimi, i cili analizon ndikimin shkencor dhe mjedisor të rritjes së numrit të satelitëve, rekomandon që orbita e Tokës të kufizohet në jo më shumë se 100 mijë satelitë me ndriçim të ulët, të padukshëm për syrin e lirë, në mënyrë që të mbrohen vëzhgimet astronomike nga toka.

 

Sipas të dhënave të Orbital Radar, aktualisht rreth Tokës orbitojnë 17.501 satelitë, ndërsa mbi 10 mijë prej tyre janë satelitë aktivë të rrjetit Starlink të SpaceX.

 

Astronomi i ESO-s, Olivier Hainaut, i cili punon në këtë institucion prej më shumë se 30 vitesh, tha se situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

 

"Deri më tani ia kemi dalë, por gjendja po përkeqësohet", u shpreh ai, duke shtuar se, megjithëse disa kompani kanë ndërmarrë hapa për të ulur shkëlqimin e satelitëve, planet aktuale shkojnë përtej asaj që astronomia mund të përballojë.

 

Satelitët e ndriçuar nga Dielli krijojnë vija të ndritshme në imazhet e teleskopëve, duke penguar vëzhgimin e galaktikave të largëta, ekzoplanetëve të ngjashëm me Tokën dhe asteroidëve potencialisht të rrezikshëm.

 

Sipas Hainaut, vetëm konstelacioni Starlink mund të krijojë dhjetëra gjurmë satelitore në imazhet e realizuara nga 'Teleskopi Shumë i Madh' i ESO-s në Kili, rreth dy orë pas perëndimit të Diellit. 

Kjo mund të shkaktojë humbje deri në 28% të fushës së shikimit.

 

Problemet janë më të mëdha menjëherë pas perëndimit dhe pak para lindjes së Diellit, kur satelitët reflektojnë dritën drejt Tokës. 

Edhe observatorët me kamera me fushë të gjerë, si Observatori Vera C. Rubin, konsiderohen veçanërisht të rrezikuar.

 

Studiuesit paralajmërojnë se një gjurmë e vetme e ndritshme satelitore mund të mbingarkojë detektorët e teleskopëve, të krijojë artefakte optike dhe, në disa raste, t'i bëjë imazhet shkencore të papërdorshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy