Tramvaji del nga shinat në Milano, një i vdekur dhe 39 të plagosur (VIDEO)

Tramvaji del nga shinat në Milano, një i vdekur dhe 39 të plagosur (VIDEO)

Dalja nga shinat e një tramvaji në linjën 9 në Milano të Italisë pasditen e sotme, shkaktoi një të vdekur dhe 39 të plagosur.

 

Shërbimet e policisë dhe të emergjencës ndodhen në vendngjarje. Një person i plagosur u dërgua në spital me kod të kuq, në gjendje kritike.

 

Në kohën e daljes nga shinat, tramvaji ishte plot me njerëz të cilët ranë përtokë pas përplasjes. 

 

Viktima u nxor nga poshtë tramvajit të dalë nga shinat dhe dyshohet të ketë qenë një këmbësor që po ecte përgjatë Viale Vittorio Veneto.

 

Dalja nga shinat ndodhi pak pas orës 16:00 në Viale Vittorio Veneto, me tramvajin që udhëtonte nga Piazza Repubblica drejt Porta Venezia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy