Gjendja e jashtëzakonshme në Izraelin jugor do të hiqet duke filluar nga dita e sotme, për herë të parë që nga sulmet e 7 tetorit 2023.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, miratoi rekomandimin e forcave të armatosura për të mos e zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme.
Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pati një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit.
“Bashkimi Europian ka një qëndrim të hershëm të mosnjohjes së sovranitetit të Izraelit mbi territoret e pushtuara që nga viti 1967, në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne kujtojmë se aneksimi është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Prandaj, çdo masë konkrete për këtë qëllim do të konsiderohej shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Komisionit Evropian, Anouar El Anouni, në konferencën e përditshme për mediat.



