Merr flakë ndërtesa e lartë në Kinë, 14 persona të vdekur

Merr flakë ndërtesa e lartë në Kinë, 14 persona të vdekur

Një zjarr i përmasave të mëdha në një pallat banimi në Kinën veriore ka shkaktuar të paktën 14 viktima, ndërsa dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Bilanci tragjik u konfirmua mëngjesin e së hënës nga mediat shtetërore kineze, pasi numri i viktimave u rrit krahasuar me raportimet fillestare.

 

Sipas mediave te huaja, ngjarja ndodhi në një ndërtesë banimi në qytetin Taiyuan, në provincën Shanxi. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua, fillimisht 38 persona u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pesë prej të cilëve nuk arritën t’u mbijetonin plagëve. Gjatë orëve në vijim, numri i viktimave u rrit në 14.

 

Zjarri u vu nën kontroll, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit përfunduan. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy