Sean “Diddy” Combs dënohet me mbi katër vite burg

Sean “Diddy” Combs dënohet me mbi katër vite burg

Reperi dhe producenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, është dënuar me më shumë se katër vite burg, pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin, që përfshijnë dy ish-partneret e tij. 

 

Avokatët e Combs kërkuan një dënim prej 14 muajsh, duke argumentuar se ai është penduar dhe ka kaluar tashmë 13 muaj në një burg në Nju Jork. 

 

Nga ana tjetër, prokuroria kërkoi 11 vite burg, duke iu referuar edhe historikut të dhunës në familje të artistit. 

 

Gjatë seancës gjyqësore dëshmuan edhe disa nga fëmijët e Combs, disa prej të cilëve shpërthyen në lot, ndërsa mbrojtja e përshkroi reperin si një njeri frymëzues. 

 

Në fund, vetë Combs kërkoi falje për veprimet e tij. 

 

Gjykatësi Arun Subramanian deklaroi se një dënim i tillë ishte i nevojshëm për të dhënë një mesazh dhe për të shërbyer si shembull ndëshkues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy