Trump: Sulmi ndaj Katarit nuk i sjell dobi objektivave amerikane dhe izraelite

Trump: Sulmi ndaj Katarit nuk i sjell dobi objektivave amerikane dhe izraelite

Bombardimi i Katarit, një komb sovran dhe një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara dhe po merr rreziqe për të negociuar për paqe nuk i sjell dobi  objektivave të Izraelit apo të Amerikës. 

Kështu tha Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt në një konferencë për mediat.

Izraeli dhe Katari janë dy aleatë të ngushtë të SHBA-së në Lindjen e Mesme. 

"Administrata Trump u njoftua këtë mëngjes nga ushtria amerikane për sulmin e ardhshëm izraelit. Presidenti Trump menjëherë i dha udhëzime të dërguarit Witkoff që të informonte Katarin për sulmin e afërt, gjë që ai e bëri”, shtoi më tej Leavitt.

E pyetur për këtë çështje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të specifikonte nëse Izraeli i kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për qëllimin e tij për të kryer sulme në Doha apo nëse ushtria amerikane e kishte mësuar vetë këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy