Pushimet për freskime kanë qenë shpesh objekt ankesash nga tifozët e futbollit që nga fillimi i Kupës së Botës, veçanërisht për shkak të reklamave të shfaqura gjatë këtyre pushimeve.
I këtij mendimi është dhe Jurgen Klopp.
Në kanalin gjerman ZDF, ish-trajneri i Liverpoolit tha:
"Futbolli po mbahet peng nga drejtuesit që ulen në zyra me ajër të kondicionuar. Kur pashë lojtarët duke qëndruar aty gjatë një pushimi për shkak të valës së të nxehtit, ndërsa ndërprerjet televizive diktonin ritmin e ndeshjes, nuk munda të mos pyesja veten: kujt i shërben vërtet Kupa e Botës? Tifozëve? Lojtarëve? Apo reklamuesve?”.
“Një ndeshje e Kupës së Botës duhet të rrjedhë si një lumë. Në vend të kësaj, ne po ndërtojmë diga pikërisht në mes të saj në mënyrë që reklamat të kalojnë. Është e rrezikshme për shpirtin e lojës. Futbolli dikur ishte ngjarja kryesore, por tani rrezikon të bëhet muzika në sfond e një spektakli reklamues ”, përfundoi Klopp.
Gjatë ndeshjes hapëse midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut, lojtarët madje duhej të prisnin para se të rifillonin lojën sepse rrjeti amerikan Fox ishte ende në mes të një pushimi reklamash.



