Sulmi izraelit vret tre gazetarë në Liban, Jemeni akuzon Iranin se po e tërheq në luftë

Sulmi izraelit vret tre gazetarë në Liban, Jemeni akuzon Iranin se po e tërheq në luftë

Tre gazetarë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në jug të Libanit, teksa po raportonin mbi përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, njofton BBC.

Televizioni i Hezbollahut, Al-Manar, njoftoi se korrespondenti i tij i kahershëm, Ali Shoeib, humbi jetën gjatë sulmit. 

Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se e kishte shënjestruar atë, duke pretenduar se ishte operativ i inteligjencës së Hezbollahut, pa paraqitur prova publike.

Ndërkohë, televizioni pan-arab me bazë në Bejrut, Al-Mayadeen, bëri të ditur se në të njëjtin sulm u vra edhe gazetarja Fatima Ftouni, së bashku me vëllain e saj Mohammed, i cili punonte si kameraman. 

Sipas raportimeve, Ftouni ishte në transmetim të drejtpërdrejtë pak çaste para goditjes.

Zyrtarë të lartë në Liban e dënuan sulmin, ndërsa presidenti Joseph Aoun e cilësoi atë një krim të rëndë.

 Edhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve reagoi, duke theksuar se “gazetarët nuk janë objektiva legjitime, pavarësisht mediumit për të cilin punojnë”.

Në zhvillime të tjera, qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit akuzoi Iranin për përpjekje të vazhdueshme për ta tërhequr vendin në konfliktin e Lindjes së Mesme. Më herët, rebelët Huthi të mbështetur nga Irani nisën një sulm me raketa drejt Izraelit, për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë, Irani ka akuzuar SHBA-të dhe Izraelin për një tjetër sulm, këtë herë ndaj një klinike mjekësore në Minab.

 Sipas zyrtarëve iranianë, sulmi shkaktoi dëme materiale, por nuk u raportuan të lënduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy