Afera e Zvërnecit trajtohet edhe nga Tucker Carlson

Afera e Zvërnecit trajtohet edhe nga Tucker Carlson

Analisti dhe gazetari amerikan, Tucker Carlson, në një video të shkurtër të postuar në rrjetet e tij sociale, trajton edhe çështjen e investimeve në jug të Shqipërisë. Carslon heq një paralele me luftën në Gaza dhe shprehet se askush nuk mund t’ia hedhë pa u ndëshkuar.    

 

Ishulli në Shqipëri, resorti me kazino dhe striptizë në Gaza që folën vitin e kaluar. I kam parë këto gjëra dhe thashë: do të kthejmë kokën pas dhe do të qeshim hidhur me këto. Jam i tmerruar me nivelin e korrupsionit që po bëhet para syve tanë. Dua ta theksoj: jam i tmerruar nga kjo. Por mendoj se edhe njerëzit që mendojnë se mund t’ia hedhin, nuk do t’ia dalin. Kushdo që kryen krime të tilla do të ndëshkohet në këtë jetë apo në tjetrën. Askush nuk ia hedh pa lagur. Shoh Smotrich që vjen vërdallë thotë të vrasim më shumë njerëz duke qeshur. Turma e brohoret. Turma brohoret edhe Ben Gvir. Më vjen keq për këta njerëz. Nuk do t’ia hedhin pa lagur.  

 

Carlson ka mbajtur qëndrime kritik ndaj politikës së jashtme të SHBA-së ndaj Izraelit dhe pasojave në Gaza. Ai ka ngritur shpesh pikëpyetje mbi mbështetjen e pakushtëzuar amerikane, duke kritikuar vuajtjet e civilëve dhe komuniteteve të krishtera palestineze, dhe duke u përplasur hapur me narrativat tradicionale të Uashingtonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy