Kulla: Sulmi me dron ndaj anijes cisternë turke në Detin e Zi, 25 km larg Stambollit

Kulla: Sulmi me dron ndaj anijes cisternë turke në Detin e Zi, 25 km larg Stambollit

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla thotë se një anije cisternë turke është sulmuar me dron në Detin e Zi, ndërkohë që ishte vetëm 25 kilometër larg Stambollit.

 

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se një ngjarje e tillë ka ngjallur shqetësimin e Turqisë, me frikën se mund të bllokohet Ngushtica e Bosforit.

 

Pati sulm me dron ndaj cisternës turke në Detin e Zi, anije që transportonte 250 mijë fuçi nafte, e nisur nga një port rus me flamur turk për të kaluar në detin Mesdhe dhe është një nga anijet e “Flotës hije” ruse. 

 

Duke qenë se flota ruse është e shënjestruar dhe nafta ruse nën embargo, kjo ka ndodhur në ujërat territoriale të Turqisë. Anija është tërhequr nga rimorkio, por është provuar se është goditur me dron ujor ukrainas.  

 

Turqit janë shqetësuar shumë se thotë se nëse do na bëni këtë gjë në luftën Rusi-Ukrainë, do na bllokoni Bosforin. Ky është sulmi i parë pas katër vitesh luftë Rusi-Ukrainë, në ujërat turke. 

 

Anija ishte me flamur turk, se një pjesë e madhe e “flotës në hije” ruse po përdor flamuj të vendeve të tjera. Mbyllja e Bosforit bëhet për të mbrojtur anijet e tjera, pasi ngjarja ndodhi 25 kilometra larg Stambollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy