Përmbytje katastrofike në Tajlandë/ Hat Yai goditet nga “shi që bie një herë në 300 vjet”

Përmbytje katastrofike në Tajlandë/ Hat Yai goditet nga “shi që bie një herë në 300 vjet”

Në Tajlandë, pjesë të jugut të vendit janë përfshirë nga përmbytje rekord që kanë shkaktuar të paktën 33 viktima dhe kanë prekur mbi 2 milionë njerëz. Qyteti Hat Yai ka regjistruar 335 mm shi brenda një dite sasia më e lartë në 300 vjet.

 

Makina të zhytura nën ujë dhe mijëra banorë presin ndihmë nëpër çati. Vetëm 13,000 persona janë strehuar zyrtarisht, ndërsa pjesa tjetër mbetet e izoluar.

 

Ushtria tajlandeze ka marrë kontrollin e operacioneve të shpëtimit dhe po përgatitet të dërgojë një aeroplanmbajtëse, 14 anije me ndihma dhe kuzhina fushore që mund të përgatisin 3,000 vakte në ditë. Anija kryesore mund të shndërrohet në “spital lundrues”, nëse kërkohet.

 

Sipas BBC, qindra thirrje urgjente po mbërrijnë nga banorët e bllokuar, të cilët raportojnë mungesë ushqimi, uji dhe përkeqësim të kushteve. 

 

Një video dramatike që qarkullon në rrjetet sociale tregon tre djem që varen nga kabujt elektrikë për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshëm.

 

Përmbytje të rënda janë raportuar edhe në rajon, në Vietnam numri i të vdekurve ka arritur në 98 brenda një jave, në Malajzi mbi 19,000 persona janë evakuuar, ndërsa në Indonezi të paktën 19 njerëz kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut.

 

Shirat e sezonit janë të zakonshëm në Azinë Juglindore, por autoritetet thonë se niveli i këtij viti është jashtëzakonisht i lartë dhe ka shkaktuar një krizë humanitare në disa vende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy