Trafiku detar përmes Ngushticës së Hormuzit është ngadalësuar ndjeshëm, ndërsa dhjetëra, madje ndoshta qindra anije, kanë mbetur në pritje pranë hyrjeve të saj për shkak të rritjes së tensioneve në rajon.
Kjo rrugë strategjike ujore, përmes së cilës zakonisht kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë, po përpunon aktualisht vetëm një pjesë të trafikut të saj normal, duke rritur shqetësimet për zinxhirin global të energjisë.
Gazetari Inzamam Rashid, deklaroi se disa mjete lundruese janë vënë në shënjestër gjatë përpjekjes për të kaluar. Sipas tij, objektiv i sulmeve nuk kanë qenë vetëm anijet e lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, por edhe mjete të tjera detare që nuk kanë lidhje direkte me to.
Vetëm pak ditë më parë pamë një transportues anijesh me flamur tajlandez të bëhej objektiv i një rakete balistike iraniane.
Si pasojë e sulmit, 20 anëtarë të ekuipazhit u detyruan të braktisnin anijen dhe të shpëtoheshin, ndërsa tre prej tyre rezultojnë ende të zhdukur në det.
Ngjarja ka shtuar frikën për sigurinë e një prej korridoreve më të rëndësishme energjetike në botë dhe për ndikimin që përshkallëzimi i tensioneve mund të ketë në tregjet globale të naftës.



