Tragjedi në minierën e Somës në Turqi, 5 punëtorë humbin jetën pas shembjes së galerisë

Tragjedi në minierën e Somës në Turqi, 5 punëtorë humbin jetën pas shembjes së galerisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë në Soma, në provincën e Manisës, në perëndim të Turqisë, ku shembja e një pjese të galerisë ka shkaktuar vdekjen e pesë punëtorëve. 

 

Bilanci tragjik është konfirmuar nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), pas përfundimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit. Në total, shtatë minatorë u nxorën nga miniera. Dy prej tyre u gjetën të gjallë, ndërsa njëri prej të mbijetuarve vijon të marrë trajtim në spital dhe tjetri është liruar.

 

Fillimisht, autoritetet e provincës së Manisës kishin raportuar për tre viktima, ndërsa më vonë AFAD konfirmoi se numri përfundimtar i të vdekurve kishte shkuar në pesë. Pas shembjes, autoritetet ngritën një qendër për menaxhimin e krizës, ndërsa shërbimet përkatëse u angazhuan menjëherë në operacionin e shpëtimit dhe në menaxhimin e situatës.

 

Pas ngjarjes, zyrtarë të lartë turq, përfshirë kryetarin e Parlamentit, Numan Kurtulmuş, ministra dhe përfaqësues të presidencës dhe partisë në pushtet, shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy