Trumpi i gatshëm të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë

Trumpi i gatshëm të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të dielën se është i gatshëm të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë. 

Ky deklarim vjen pas sulmit të fundit të forcave ruse në Ukrainë, ku një ndërtesë qeveritare në Kiev u godit nga raketa.

Të paktën 8 persona kanë mbetur të vdekur në Ukrainë në sulmet e fundit ruse. 

Trump është pyetur nga një gazetar, derisa po largohej nga Shtëpia e bardhë, nëse është i gatshëm të kalonte në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë. 

“Po, jam”, u përgjigj shkurt Trumpi, transmeton agjencia “Reuters”.

Duket se Trump është i frustruar nga paaftësia e tij për të ndaluar luftimet në Ukrainë, pasi fillimisht parashikoi se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës shpejt kur mori detyrën në janar.

Pavarësisht diskutimeve të shumta të bëra për paqe në Ukrainë, Putin nuk e ka “ulur dozën” e sulmeve, madje çdo ditë shënohen viktima të reja.

Vetëm sot,  për shkak të sulmeve prej 800 dronësh në Ukrainë, u shënuan të paktën tre viktima dhe mbi 20 të plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy