Harvey Weinstein është dënuar me 15 vjet burg për sulm seksual ndaj ish-asistentes së prodhimit, Miriam Haley, në vitin 2006.
Pas anulimit të një dënimi të mëparshëm dhe dy gjyqeve të pasuksesshme pasuese, vendimi shënon një moment të rëndësishëm në kapitullin e Nju-Jorkut të sagës ligjore nëntëvjeçare që nxiti lëvizjen globale #MeToo.
Sipas Variety, Weinstein do t'i nënshtrohet më pas një rivlerësimi të dënimit në Kaliforni për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj modeles dhe aktores italiane, Evgeniya Chernyshova, në një hotel në Los Angeles, në vitin 2013.
Gjykatësi Curtis Farber vendosi se i takon Shtetit të Kalifornisë të përcaktojë nëse producenti do t’i vuajë dënimet njëkohësisht apo në mënyrë të njëpasnjëshme.
Në një deklaratë prekëse në lidhje me ndikimin e krimit, Haley tha: "Sigurisht që nuk mendoja se do të isha këtu përsëri gjashtë vjet pas dënimit tim të parë. Besoj se ky do të jetë i fundit për mua."
Më pas ajo detajoi procesin e mundimshëm dhe të pakëndshëm të dhënies së dëshmisë në gjykatë, të shoqëruar me marrjen në pyetje që synonin ta poshtëronin, si dhe ngacmimin dhe kërcënimet në internet.



