Hapja e Ngushticës së Hormuzit? Qëllimi i luftës kush ishte, të hapej një gjë që ishte e hapur?! Jemi në një nga situatat më absurde. Nëse ka një fitore është ndërprerja e luftës dhe nuk do vriten më njerëz. Regjimi i Iranit nuk ra, përkundrazi u forcua nga brenda. Ekonomia e botës u çmend për më shumë se 40 ditë.
Një deklaratë e tillë u bë nga eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla, në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, duke deklaruar se Perëndimi është i përçarë si asnjëherë më parë.
Për herë të parë ndodhi një gjë që nuk kishte ndodhur, që një vend anëtar i OKB çohet dhe unë e bllokoj kanalin dhe të tjerët nuk e zhbllokojnë dot.
Perëndimi është përçarë si asnjëherë më parë. Tani problemi është si do çminohet gjithë gjiri Persik, pasi i gjithë bregu i Iranit është i minuar. Është cenuar gjithë siguria ndërkombëtare dhe këta tregojnë se sa të paaftë janë.



