Presidentja moldave Maia Sandu deklaroi sot se katër dronë rusë shkelën hapësirën ajrore vendase,
Sulmi masiv i Rusisë kundër Ukrainës arriti përsëri në Moldavi këtë mëngjes: katër dronë rusë shkelën hapësirën tonë ajrore dhe të paktën një shpërtheu në veri. Lufta e Rusisë rrezikon të gjithë Evropën. Ne e dënojmë këtë luftë dhe qëndrojmë në krah të Ukrainës.
Mesazhi i Sandu u shkrua në rrjetin social X.



