Tensionet në Lindjen e Mesme/ Bumçi: Vendet europiane të kujdesshme në qëndrimet e tyre

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Bumçi: Vendet europiane të kujdesshme në qëndrimet e tyre

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, për situatën në Lindjen e Mesme thotë se vendet europiane janë treguar të kujdesshme në qëndrimet e tyre.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se ndërhyrja e SHBA, vjen në një moment të dobët për Iranin, për të zgjidhur çështjen e armëve bërthamore.

 

Nga ana tjetër Bumçi shtoi se pavarësisht qëndrimeve për ndërhyrjen në Iran, nuk ka çarje në aleancën euroatlantike.

 

Pavarësisht se nuk janë bërë pjesë e sulmeve të SHBA dhe Izraelit, bashkëpunimi operacional i Britanisë së Madhe vazhdon si përherë. Ka bashkëpunim por nuk ka një pjesëmarrje zyrtare, siç është SHBA-Izrael.

 

Ka vende që kanë pasur qëndrime të forta kundër, siç është Spanja, por vendet e tjera janë më të kujdesshëm si Gjermania dhe Franca, që kanë thënë se nuk është koha për të hyrë në konflikt me aleatët. 

Nuk do të thoja çarje në aleancën euroatlantike, pasi nuk përfshin NATO-n, është e SHBA dhe Izraelit. 

 

Britania si vend nuk ka më peshën që ka pasur, është një vend i rëndësishëm, por relativisht i zbehur në peshën e saj. Agresioni rus i Ukrainës ka krijuar nevojën për një front europian dhe amerikan dhe kjo ka krijuar afërsinë. 

 

Lindja e Mesme është një konflikt kompleks, me luftëra të mbartura në dekada. Ky është një moment i veçantë në rajon, ku Irani është në pikën e vetë më të dobët. Edhe prej dobësimit të aleatëve rajonalë. Ka humbur Sirinë, që kontrollonte përmes Assadit. 

 

Është zbehur roli i Hezbollahut dhe i Hamasit, po kështu me Houthit. Ky është momenti kur SHBA dhe Izraeli kanë vendosur se është momenti më i mirë për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit të armëve bërthamore, duke qenë sponsor i terrorizmit. 

 

Është gjykuar që ky është momenti i duhur për të ndërmarrë aksionin kundër projektit për armë bërthamore dhe një programi raketash që kërcënon rajonin, siç kemi parë këto ditë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy