Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar një mesazh privat nga Presidenti i Francës, ku Emanuel Macron i thotë: “Nuk e kuptoj çfarë po bën në Groenlandë.”
Mesazhi është rishpërnarë masivisht në platformën sociale “X”. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se do t'u thotë udhëheqësve evropianë se "duhet ta kemi" Groenlandën në forumin e kësaj jave në Davos të Zvicrës.
Ai gjithashtu ndan një mesazh që thotë se është nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe poston imazhe të gjeneruara të vetes duke vendosur një flamur amerikan në Groenlandë.
Të shtunën, Trump kërcënoi tetë aleatë evropianë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkën, me tarifa prej 10% nëse nuk arrihet një marrëveshje për Groenlandën.
Kryeministri i Groenlandës thotë se "nuk do të lejojmë veten të ushtrohemi nën presion", ndërsa aleatët evropianë janë mbledhur për të mbrojtur territorin gjysmë-autonom danez.




