SHBA/ Përmbytjet detyrojnë ndryshimin e planeve të votimit për Ditën e Zgjedhjeve në Kolorado

SHBA/ Përmbytjet detyrojnë ndryshimin e planeve të votimit për Ditën e Zgjedhjeve në Kolorado

Përmbytjet e menjëhershme dhe evakuimet masive në rajonin Jugperëndimor të SHBA-së kanë detyruar autoritetet në Kolorado të ndryshojnë urgjentisht planet e votimit për Ditën e Zgjedhjeve, si pasojë e stuhive të fuqishme që kanë përfshirë katër shtete. 

 

Reshjet e dendura që arritën deri në 10 centimetra shkaktuan fryrjen e lumenjve, mbylljen e rrugëve dhe dëmtimin e urave në New Mexico, Colorado, Utah dhe Arizona, duke lënë mijëra banorë në gatishmëri të lartë përpara se moti të fillonte të përmirësohej këtë të hënë.

 

Në qytetin turistik Pagosa Springs (Kolorado), ku lumi San Juan kërcënoi me përmbytje katastrofike, Zyra e Sekretarit të Shtetit uli barrierat burokratike për të prekurit. 

 

Votuesit që u evakuuan ose nuk kanë akses në qendrat e tyre lokale mund të marrin fletëvotime zëvendësuese ose të dorëzojnë votat e tyre me postë në çdo kuti votimi apo qendër në mbarë shtetin e Kolorados. 

 

New Mexico, u urdhëruan evakuime të reja përgjatë rrjedhës së poshtme të lumit San Juan, duke prekur edhe disa komunitete indigjene Navajo. 

 

Qytete si Sedona dhe Tucson në Arizona u përballën me sasi shiu të barabarta me disa muaj brenda pak ditësh. Në Flagstaff, rrugët u përmbytën tërësisht dhe policia ka nisur kërkimet për një person që rrëshqiti dhe ra në ujërat e rrëmbyeshëm.

 

Megjithatë, meteorologët parashikojnë se ditët në vijim do të jenë më të thata pasi fronti kryesor i stuhisë ka filluar të largohet nga rajoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy