
“Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj.” Ky ishte komenti i i Mbretit Charles III pas lajmit të arrestimit të vëllait të tij, ish-Princit Andrew, i dyshuar nga policia britanike se kishte ndarë informacione konfidenciale me financierin amerikan të pedofilisë Jeffrey Epstein në cilësinë e tij të mëparshme si emisar tregtar për qeverinë e Londrës.
Arrestimi i djalit të tretë të Mbretëreshës Elizabeth II, i cili mbush sot 66 vjeç, erdhi pasi kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se askush nuk është mbi ligjin dhe pasi vëllai i tij, Mbreti Charles III, ishte distancuar më tej prej tij ditët e fundit, duke bërë të ditur se ishte gati të bashkëpunonte me hetimet e policisë nëse i kërkohej.
Arrestimi u zhvillua në rezidencën private të Sandringham, ngjitur me një kompleks rezidencash mbretërore, ku Andrew Mountbatten Windso, i zhveshur nga të gjitha titujt e tij, u zbrit së fundmi nga sovrani pas dëbimit të tij nga rezidenca luksoze e mëparshme e Lozhës Mbretërore, në Kështjellën Windsor.



