Goditet skema e mashtrimit/ Sekuestrohen 15 miliardë dollarë në bitcoin, pastrim parash në asete, jahte e avionë

Goditet skema e mashtrimit/ Sekuestrohen 15 miliardë dollarë në bitcoin, pastrim parash në asete, jahte e avionë

Departamenti i Drejtësisë  ka sekuestruar 15 miliardë dollarë në bitcoin në një operacion global të koduar  “thertorja e derrave”, ku përfshihet një biznesmen i lindur në Kinë, që ngriti një skemë mashtrimi për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma marramendëse, të cilat i pastronte përmes pasurive të patundshme dhe sendeve me vlerë. 

 

Prokurorët në gjykatën federale të Bruklinit akuzuan të martën 37-vjeçarin Chen “Vincent” Zhi, themeluesin dhe kryetarin e “Prince Holding Group”, për mashtrim, ryshfet dhe komplot për pastrim parash, në një aktivitet që shtrihet gjatë dekadës së fundit.

 

Autoritetet pretendojnë se Chen drejtoi “ferma telefonike” në Kamboxhia, ku punëtorët e trafikuar detyroheshin të ekzekutonin atë që Departamenti i Drejtësisë e quajti “thertorja e derrave”, një term në zhargon për të treguar mashtrimet përmes joshjes së viktimave në internet. 

 

Mashtrimet nisnin nga lutjet për ndihma financiare, marrëdhëniet romantike të rreme dhe  premtimet për investime fitimprurëse në kriptovaluta. 

 

Aktakuza dhe padia për konfiskim pretendojnë se që nga fundi i vitit 2014, Chen e shndërroi Prince Group, një firmë që supozohet se është krijuar për të investuar në pasuri të paluajtshme, financë dhe shërbime për konsumatorët në më shumë se 30 vende, në një nga organizatat më të mëdha kriminale të Azisë.

 

Të ardhurat financuan artikuj luksozë si jahte, avionë, ora dhe një pikturë të Pikasos të blerë në Nju Jork. Një rrjet me seli në Bruklin pastroi miliona nga mbi 250 viktima amerikane për Prince Group. Qeveria britanike tha gjithashtu se do të ndërmarrë veprime për të goditur mashtruesin e dyshuar me sanksione.

 

Pronat e ngrira përfshijnë një rezidencë në Londër me vlerë 16 milionë dollarë dhe një bllok zyrash me vlerë 126 milionë dollarë në zemër të lagjes financiare të Londrës.

 

Chen ndërtoi besim me viktimat në internet përpara se t'i bindte ato të transferonin fonde kriptovalutash që më pas vidheshin dhe pastroheshin, bën me dije Departamenti i Drejtësisë.

 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy