‘BE propozon një tjetër plan për paqen në Ukrainë”/ Rubio: Kemi bërë përparim

‘BE propozon një tjetër plan për paqen në Ukrainë”/ Rubio: Kemi bërë përparim

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu ukrainas kanë replikuar në distancë për planin 28 pikësh të paqes të hartuar nga Shtëpia e Bardhë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Tramp e cilësoi mosmirënjohës lidershipin ukrainas. Ka reaguar menjëherë presidenti ukrainas ku me gjuhë diplomatike ka vlerësuar propozimin e Trump-it, por ka kërkuar t’i jepet më shumë kohë diplomacisë.

 

Pas disa orëve bisedimesh në Gjenevë të Zvicrës, kryediplomati amerikan Marko Rubio tha se janë hedhur themelet për një marrëveshje të mundshme.

 

Kemi pasur takimin më produktiv dhe kuptimplotë deri më tani në gjithë këtë process. Ka produkt dhe kemi bërë përparim. Po shqyrtojmë disa nga sugjerimet që na u ofruan. 

 

Ndërkohë, evropainët janë të gjithë unison kundër planit amerikan. Insistimi i tyre ka ndyshuar disa prej pikave në diskutim. 

 

Sipas agjencisë “Reuters” ata janë përpiluar një kundërpropozim. Ata shkruajnë se ushtria ukrainase duhet të ketë limit maksimal prej 800,000 ushtarësh në kohë paqeje, në vend të limitit amerikan prej 600,000. Pranimi i Ukrainës në NATO do të varet nga pëlqimi i të gjithë anëtarëve të Aleancës. NATO nuk do të mbajë forca të përhershme nën komandën e saj në  territorin ukrainas në kohë paqeje. Ukraina do të kompensohet financiarisht, kryesisht përmes aseteve ruse që do të mbeten të ngrira derisa Moska të paguajë dëmshpërblime për dëmet e luftës. Kievi do të angazhohet të mos rimarrë territoret e pushtuara me mjete ushtarake. Negociatat për shkëmbimet territoriale do të fillojnë në të ashtuquajturën "vijë kontakti". Ukraina do të mbajë zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje. Së fundmi, Ukraina do të marrë garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara, ekuivalente me ato të parashikuara në Nenin 5 të NATO-s, pra mbrojtje e përbashkët në rast sulmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy