Rifillojnë përleshjet kufitare, Tajlanda nis sulmet ajrore ndaj Kamboxhias

Rifillojnë përleshjet kufitare, Tajlanda nis sulmet ajrore ndaj Kamboxhias

Tailanda ka nisur sulme ajrore ndaj Kamboxhia këtë të hënë, ndërsa kanë shpërthyer luftime në zona të shumta përgjatë kufirit të tyre.

 

Përplasjet rinisëb pasi secili vend akuzoi tjetrin për shkelje të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në fillim të këtij viti.

 

Të paktën një ushtar tajlandez është vrarë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.

 

Forcat Ajrore të Tajlandës thanë se Kamboxhia mobilizoi armatime të rënda, ripozicionoi njësitë luftarake dhe përgatiti elementë mbështetës që mund të përshkallëzonin operacionet ushtarake.

 

Ministria e mbrojtjes e Kamboxhias tha në një deklaratë se ushtria tajlandeze kishte nisur sulme në agim ndaj forcave të saj në dy vende, pas disa ditësh veprimesh provokuese. Ajo shtoi se trupat kamboxhiane nuk ishin përgjigjur.

 

Në Tajlandë, më shumë se 385,000 civilë në katër distrikte kufitare po evakuohen.

 

Ushtria tajlandeze tha se më shumë se 35,000 persona janë vendosur tashmë në strehimore të përkohshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy