NATO njoftoi të shtunën në mbrëmje se po rrit vigjilencën dhe burimet e saj në rajonin e Baltikut pas fluturimeve të fundit të dronëve mbi Danimarkë.
“Udhëheqësit e Aleancës janë në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tyre danezë. Ne do ta rrisim më tej vigjilencën tonë me burime të reja ", tha Martin O'Donnell, zëdhënës i Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, në një deklaratë të lëshuar për shtyp.
“Këto asete përfshijnë inteligjencën, mbikëqyrjen, zbulimin dhe të paktën një fregatë të mbrojtjes ajrore" , shtoi ai.
Drone të paidentifikuar fluturuan mbi bazat ushtarake daneze mbrëmjen e të premtes.



