Tre nga katër aeroportet ndërkombëtare të Moskës u mbyllën përkohësisht këtë mëngjes për shkak të një sulmi me dron ukrainas.
Kështu raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.
Aeroportet e prekura janë Sheremetyevo, Domodedovo dhe Zhuskovsky.
Më parë, kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin tha se një dron që fluturonte drejt qytetit ishte rrëzuar nga mbrojtjet kundërajrore.



