Sulmet izraelite ndaj Teheranit do të intensifikohen në ditët në vijim.
Kështu tha të dielën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në ditën e dytë të ofensivës izraelito-amerikane të nisur kundër Republikës Islamike.
“Forcat tona aktualisht po godasin zemrën e Teheranit me intensitet në rritje, i cili do të intensifikohet më tej në ditët në vijim ”, tha Benjamin Netanyahu në një mesazh video.
Ai njoftoi se kishte dhënë udhëzime për vazhdimin e fushatës, në të cilën, tha ai, ‘Izraeli po mobilizon fuqinë e plotë të ushtrisë së tij, si kurrë më parë, në mënyrë që të sigurojë ekzistencën dhe të ardhmen e tij’.



