Trump mund të dërgojë raketa Tomahawk në Ukrainë

Trump mund të dërgojë raketa Tomahawk në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi Tomahawk në Ukrainë.

 

Kur u pyet në Air Force One nëse do të dërgonte raketa Tomahawk në Ukrainë, Trump u përgjigj: "Do ta shohim... Mund të bëj".

 

Kjo deklaratë vjen pas një telefonate të dytë në fundjavë midis Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

 

Moska e ka paralajmëruar më parë Uashingtonin për raketat me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se kjo do të shkaktonte një përshkallëzim të madh të konfliktit dhe do të tendoste marrëdhëniet SHBA-Rusi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy