Mbyllja e Hormuzit trondit tregjet, nafta pritet të mbetet mbi 100 dollarë për pjesën tjetër të vitit

Mbyllja e Hormuzit trondit tregjet, nafta pritet të mbetet mbi 100 dollarë për pjesën tjetër të vitit

Tregu global i naftës rrezikon të mos rikthehet në normalitet gjatë këtij viti nëse Ngushtica strategjike e Hormuzit nuk rihapet së shpejti, ka paralajmëruar gjiganti saudit i energjisë, Saudi Aramco.

 

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Amin Nasser, deklaroi gjatë një konference me analistët se çdo vonesë e mëtejshme në rihapjen e korridorit detar do ta shtyjë stabilizimin e tregut deri në vitin 2027.

 

Nëse rihapja e Ngushticës së Hormuzit shtyhet edhe për disa javë të tjera, atëherë normalizimi do të zgjasë deri në vitin 2027”, tha Nasser.

 

Edhe në rastin e një rihapjeje të menjëhershme, Aramco vlerëson se tregut do t’i duhen muaj të tërë për t’u ribalancuar, duke lënë të kuptohet se çmimet e ulëta të energjisë nuk do të rikthehen në një afat të shkurtër.

 

Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, vijon të mbetet e mbyllur prej 10 javësh, duke shkaktuar tronditje të forta në furnizimin global.

 

Sipas JPMorgan Chase, rezervat botërore të naftës po pakësohen me ritme të shpejta dhe mund të bien nën nivelet kritike të vitit 2022 deri në fillim të qershorit.

 

Banka amerikane paralajmëroi se mungesa e furnizimeve mund ta “detyrojë” rihapjen e Hormuzit, por shtoi se çmimet e naftës së papërpunuar ka të ngjarë të mbeten mbi 100 dollarë për fuçi për pjesën më të madhe të vitit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy