Nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat paralajmërojnë për rrezikun e një lufte të re, Këshilli i Sigurimit u OKB-së pritet të votojë të hënën për mbështetjen e planit të paqes të Donald Trump për Gazën, veçanërisht vendosjen e një force ndërkombëtare.
Projektrezoluta e SHBA-së, e ndryshuar disa herë gjatë negociatave të ndjeshme, mbështet planin e Trump që çoi në zbatimin e një armëpushimi të brishtë midis Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor në territorin palestinez të shkatërruar nga dy vjet luftë e shkaktuar nga sulmi vdekjeprurës nga lëvizja islamiste palestineze më 7 tetor 2023.
Sipas mediave të huaja ndryshe nga versionet e mëparshme të tekstit, drafti, i cili do të hidhet në votim këtë të hënë trajton mundësinë e një shteti palestinez.
Pas reformës së Autoritetit Palestinez dhe përparimit në rindërtimin e Gazës, "kushtet më në fund mund të jenë në vend për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze ", thuhet në tekst.



