Drafti i kuadrit të paqes që synon t'i japë fund luftës në Ukrainë, I cili përfshin garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara ishte një nga temat kryesore te bisedimeve Tramp-Zelsnky.
Duke folur me gazetarët përmes WhatsApp, presidenti ukrainas shtoi se i kishte kërkuar presidentit amerikan të ofronte garanci deri në 50 vjet për Ukrainën.
Zelensky theksoi gjithashtu se një takim me Putin do të jetë i mundur vetëm pasi Trump dhe udhëheqësit evropianë të bien dakord për një kornizë paqeje të propozuar nga Ukraina për t'i dhënë fund luftës së Moskës.
Po ashtu ai tha se plani i paqes me 20 pika për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të hidhet në referendum dhe se nevojitet një armëpushim prej të paktën 60 ditësh për ta realizuar, por mbetet e paqartë si do t’i përgjigjet Moska këtij propozimi.



