Izraeli thotë se po “kalon në fazën tjetër të operacionit” kundër Iranit

Izraeli thotë se po “kalon në fazën tjetër të operacionit” kundër Iranit

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, njoftoi se Izraeli po kalon në fazën tjetër të operacionit kundër Iranit, duke synuar “çmontimin më të thellë të regjimit dhe kapaciteteve ushtarake të tij”, raporton “BBC”.

 

Zamir theksoi se Izraeli dhe SHBA-ja kanë izoluar strategjikisht Iranin dhe e kanë sjellë atë në një pikë dobësie “si asnjëherë më parë”. 

Ai shtoi se gjatë gjashtë ditëve të fundit, Izraeli ka goditur objektiva iraniane “pa ndërprerje” dhe se operacioni po vazhdon sipas planit.

 

“Pas përfundimit të fazës së sulmit të befasishëm, ku vendosëm epërsinë ajrore dhe shtypëm sistemin e raketave balistike, tani po kalojmë në fazën tjetër. Kemi surpriza të tjera që nuk do t’i zbuloj,” tha Zamir.

Ai komentoi gjithashtu gjendjen në Liban, duke thënë se Hezbollah ka bërë “një gabim strategjik” duke u përfshirë në luftime dhe se Izraeli po vepron me forcë, si në vijën e frontit, ashtu edhe më thellë brenda Libanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy