Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë lënë shumë njerëzish të bllokuar në automjete në rajonin verilindor të Katalonjës në Spanjë, thonë zyrtarët.
Janë shfaqur video në mediat sociale që tregojnë rrëke uji me baltë që përshkojnë qytetet La Ràpita dhe Santa Bàrbara në provincën e Tarragonës, duke marrë gjithçka që u del përpara.
Alarmi më i lartë i kuq është shpallur në provincën bregdetare nga agjencia kombëtare e motit e Spanjës AEMET.
Deri më tani nuk ka pasur raportime për të vdekur apo të lënduar. Agjencia e Mbrojtjes Civile e Katalonjës u bëri thirrje banorëve në Deltën e Ebros në Tarragona të qëndrojnë brenda, pasi AEMET paralajmëroi për 180 mm shi në 12 orë në zonë.
"Situata është e ndërlikuar dhe parashikohen më shumë shira", citohet të ketë thënë Cristina Vicente, një zyrtare e lartë në agjenci, nga gazeta La Vanguardia.
Nisjet e trenave nga qytetet e Barcelonës dhe Valencias, në rajonin fqinj të Valencias, janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm përgjatë Korridorit Mesdhetar kryesisht bregdetar.



