VIDEO/ SHBA ndalon vizat për ish-komisionarin e BE-së Thierry Breton dhe katër aktivistë të tjerë

VIDEO/ SHBA ndalon vizat për ish-komisionarin e BE-së Thierry Breton dhe katër aktivistë të tjerë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së vendosi të martën ndalimin e vizave për ish-komisionarin e Bashkimit Evropian, Thierry Breton, dhe katër aktivistë evropianë, duke i akuzuar ata për presion mbi platformat amerikane të rrjeteve sociale për të censuruar përdoruesit dhe pikëpamjet e tyre.

 

Sipas Euronews, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se të pesë personat “kanë udhëhequr përpjekje të organizuara për të detyruar platformat amerikane të censurojnë, demonetizojnë dhe shtypin pikëpamjet që nuk i pëlqejnë”.

 

Breton, ish-komisionar për Tregun e Brendshëm (2019–2024), është quajtur “mendja kryesore” pas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA), i cili vendos rregulla për moderimin e përmbajtjes dhe standarde të tjera për platformat sociale që veprojnë në Evropë.

 

Të tjerët e ndaluar për vizë janë: Anna-Lena von Hodenberg dhe Josephine Ballon nga organizata gjermane HateAid, Clare Melford nga Global Disinformation Index në MB, dhe Imran Ahmed, drejtori britanik i Center for Countering Digital Hate me bazë në SHBA.

 

Breton reagoi në X duke e quajtur vendimin një “gjueti shtrigash si ajo e McCarthy-t” dhe theksoi se DSA u miratua unanimisht nga 90% e Parlamentit Evropian dhe të gjitha 27 shtetet anëtare.

 

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, dënoi vendimin, duke thënë se Europa nuk mund të lejojë që rregullat për hapësirën e saj dixhitale të imponohen nga jashtë. Komisioni Evropian ka mohuar më herët akuzat për censurë dhe i ka cilësuar ato si “të pabazuara dhe pa asnjë argument”.

 

Kjo masë e SHBA-së vjen pas një letre të Breton drejtuar Elon Musk, ku i kujtonte atij detyrimet ligjore nën DSA, dhe ka shkaktuar polemika mbi ndikimin e ligjeve evropiane në kompanitë amerikane të teknologjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy