Dhjetë persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme që përfshinë provincën Gansu në veriperëndim të Kinës.
"Që nga 7 gushti, shirat e rrëmbyeshëm të vazhdueshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme ", raportoi transmetuesi kombëtar CCTV, duke shtuar se 10 persona kanë vdekur dhe 33 janë të zhdukur.
Duke pasur parasysh frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, presidenti Xi Jinping ka urdhëruar të gjitha rajonet në Kinë të dyfishojnë përpjekjet për të identifikuar rreziqet.
Fatkeqësitë natyrore ndodhin shpesh në Kinë, veçanërisht gjatë verës, kur disa rajone goditen nga shira të rrëmbyeshëm, ndërsa të tjera vuajnë nga vapa përvëluese. Muajin e kaluar, 44 persona humbën jetë si pasojë e shirave të rrëmbyer në Pekinin verior.



