Trump zbulon projektin për ‘Harkun e Triumfit’ në Uashington

Trump zbulon projektin për ‘Harkun e Triumfit’ në Uashington

Administrata e Donald Trump ka zbuluar planet për ndërtimin e një monumenti monumental në Washington, D.C., të quajtur “Harku i Trumpit”, i frymëzuar nga Arc de Triomphe në Paris.

 

Sipas projektit, harku pritet të jetë rreth 76 metra i lartë dhe do të synojë të bëhet “harku më i madh dhe më i bukur në botë”, siç u shpreh vetë Trump në rrjetet sociale. 

 

Monumenti do të përfshijë elemente dekorative në ar, përfshirë mbishkrimin “Një Komb Nën Zotin”, shqiponja dhe një figurë të stilizuar të Lirisë.

 

Propozimi është dorëzuar tashmë pranë Komisionit të Arteve të Bukura, i cili pritet ta shqyrtojë atë në ditët në vijim. Nëse miratohet, struktura do të jetë më e lartë se disa nga simbolet më ikonike të kryeqytetit amerikan, si United States Capitol dhe Lincoln Memorial.

 

Shtëpia e Bardhë argumenton se projekti synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve në Arlington National Cemetery dhe të shërbejë si një simbol për sakrificat e ushtarëve amerikanë ndër vite.

 

Megjithatë, projekti është vetëm një nga iniciativat e diskutueshme arkitekturore të Trump, i cili më herët ka propozuar edhe ndërtimin e një salle vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë – një ide që aktualisht është përfshirë në procese ligjore.

 

Ende nuk janë bërë publike detaje mbi financimin e harkut, megjithëse Trump ka sugjeruar se fondet mund të vijnë pjesërisht nga projekte të tjera të financuara privat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy