Objekt misterioz i filmuar duke fluturuar mbi Teheran ka ngjallur spekulime në internet, me teori që variojnë nga një balonë për fëmijë deri te pajisje të përparuara ushtarake mbikëqyrjeje, ndërsa autoritetet iraniane nuk e kanë identifikuar atë.
Pamjet e filmuara, të cilat tregojnë drita shumëngjyrëshe LED në një lartësi relativisht të ulët, kanë shtyrë përdoruesit e internetit të ndajnë hipoteza të ndryshme.
Pamjet e publikuara kryesisht tregonin objektin që lëvizte apo qëndronte pezull pranë pikave strategjike të qytetit, si përgjatë autostradës Azadegan apo pranë kullës së famshme Milad Tower.
Për shkak të tensioneve të larta gjeopolitike në rajon, shumë dyshojnë se bëhet fjalë për dronë spiunazhi ose teknologji të përparuar ushtarake.
Disa sugjerojnë se objekti mund të jetë thjesht një qift i pajisur me drita LED ose një grup dronësh komercialë.
Ndërkohë nuk kanë munguar as teoritë e entuziastëve të jashtëtokësorëve, të cilët e kanë klasifikuar si një UAP (fenomen ajror i paidentifikuar).
Autoritetet aviacionale dhe ushtarake iraniane nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar apo shpjegim specifik mbi natyrën, lartësinë apo shpejtësinë e saktë të mjetit.



