Situata në Lindjen e Mesme, Dalai Lama bën thirrje për dialog për paqe: Dhuna sjell më shumë dhunë

Situata në Lindjen e Mesme, Dalai Lama bën thirrje për dialog për paqe: Dhuna sjell më shumë dhunë

“Dhuna çon vetëm në më shumë konflikte dhe një zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, tha udhëheqësi shpirtëror budist, Dalai Lama, duke bërë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, si dhe në Rusi dhe Ukrainë.

 

Në një letër të botuar në X, udhëheqësi fetar 90-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Tenzin Gyatso, tha se mbështet thirrjen e Papa Leo XIV për paqe.

 

Historia na ka treguar vazhdimisht se dhuna vetëm sa ngjall më shumë dhunë dhe nuk është kurrë një bazë e qëndrueshme për paqen.

 

 Një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktet, përfshirë ato që shohim në Lindjen e Mesme ose midis Rusisë dhe Ukrainës, duhet të bazohet në dialog, diplomaci dhe respekt të ndërsjellë, me kuptimin se, në një nivel më të thellë, ne të gjithë jemi vëllezër dhe motra. 

 

Unë kërkoj dhe lutem që dhuna dhe konflikti të marrin fund së shpejti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy