Parlamenti Europian braktis Google, kalon te motori francez i kërkimit

Parlamenti Europian braktis Google, kalon te motori francez i kërkimit

Parlamenti Europian do të kalojë në motorin francez të kërkimit Qwant nga Google, u njoftua të mërkurën, duke nënvizuar përpjekjen e Evropës për të zvogëluar varësinë e saj nga teknologjia amerikane në favor të alternativave lokale.

 

Komisioni Europian do të njoftojë më vonë masat mbi çipat, shërbimet e cloud computing dhe inteligjencën artificiale, si pjesë e nismës së tij “Bli dhe përdor produktet europiane”.

 

Nga 4 qershori 2026, Qëant do të bëhet motori i kërkimit parazgjedhur në shfletuesit Microsoft Edge dhe Mozilla Firefox të Parlamentit Europian”, tha një zëdhënës i Parlamentit në një email.

 

Ndryshimi do të zbatohet automatikisht, megjithëse përdoruesit do të jenë ende në gjendje të zgjedhin motorë kërkimi alternativë.

 

Është pjesë e një kuadri më të gjerë veprimesh që synojnë uljen e varësisë së PE-së nga mjetet dixhitale jashtë BE-së dhe promovimin e shërbimeve me bazë evropiane, të fokusuara në privatësi”, tha zëdhënësi.

 

Parlamenti ka 720 ligjvënës, së bashku me mijëra asistentë dhe staf administrativ. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy