Anije cisternash nafte po kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe veprimet e Iranit për të kufizuar rëndë trafikun përmes korridorit detar nuk e kanë dëmtuar ekonominë amerikane, deklaroi sot këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Kevin Hassett për CNBC, duke përsëritur qëndrimin e administratës Trump se lufta duhet të përfundojë brenda javësh, jo muajsh.
Jemi shumë optimistë se kjo do të përfundojë në një periudhë të shkurtër kohore dhe më pas do të ketë një ndikim në çmime brenda disa javësh, pasi anijet të jenë në gjendje të arrijnë në rafineri.
Hassett iu referua gjithashtu shtyrjes së takimit të Donald Trump me Presidentin kinez Xi Jinping, duke thënë se presidenti amerikan dëshiron të përqendrohet në luftën në Iran. Hassett theksoi se veprimi i SHBA-së në Iran është në interes të Kinës.
Ky është një rast ku qëllimet e të dy vendeve përputhen, ne duam një treg global të qëndrueshëm të naftës. Kur të mbarojë kjo luftë, gjë që do të ndodhë së shpejti, jam i sigurt se ata do të takohen dhe do të kenë shumë për të diskutuar, dhe shpresoj që kinezët do të shprehin mirënjohje.



