
Një agjent i inteligjencës artificiale OpenAI “infiltroi” një portal shëndetësor të qeverisë australiane në atë që besohet të jetë hakimi i parë publik në botë i udhëhequr nga IA i një faqeje interneti shtetërore. Gjiganti i IT-së e mbajti të fshehtë shkeljen për gati tre muaj pasi agjenti i tij hyri në skedarë të kufizuar, njoftoi kryeministri Anthony Albanese.
Një agjent i IA-së është një sistem softuerik që mund të kryejë në mënyrë të pavarur detyra në emër të një përdoruesi, duke marrë vendime dhe duke ndërmarrë veprime me mbikëqyrje të kufizuar njerëzore.
Agjenti i OpenAI hakoi portalin e Shërbimit të Raportimit të Statistikave të Medicare, i cili është i hapur për publikun, më 18 qershor, ndërsa hulumtonte shpenzimet australiane për ilaçet, tha Albanese. Portali, i përdorur gjerësisht nga studiuesit dhe akademikët, përmban të dhëna të përgjithshme mbi shpenzimet shëndetësore dhe subvencionet qeveritare për ilaçet.
“Agjenti i inteligjencës artificiale gjeti një mënyrë për t’i anashkaluar ato bllokada. Nuk e pranoi ‘jo’-në si përgjigje, po të doni,” u tha gazetarëve kryeministri australian.
Megjithatë, OpenAI nuk e informoi qeverinë australiane për shkeljen e sigurisë për gati tre muaj. Kompania pretendoi se e kishte kuptuar incidentin vetëm në muajin gusht, gjatë një shqyrtimi të vazhdueshëm të "aktivitetit të papërshtatshëm të modelit", dhe përfundimisht i njoftoi zyrtarët australianë më 10 shtator. Që atëherë, portali është mbyllur dhe të dhënat e tij janë transferuar në sisteme më të sigurta.
Albanese deklaroi se kishte shprehur "shqetësimin e madh të Australisë lidhur me këtë incident" dhe paralajmëroi se "natyrisht që do të ketë pasoja ligjore". Sipas kryeministrit, Altman pranoi se kishte pasur "probleme me protokollet" në OpenAI.
Qveria australiane konfirmoi se ky ishte rasti i parë i njohur i një agjenti të inteligjencës artificiale që fiton akses të paautorizuar në sistemet IT të qeverisë australiane. Kjo nuk është hera e parë që OpenAI akuzohet për mbulimin e aktivitetit të agjentëve mashtrues. Kompania thuhet se e mbajti të fshehtë aktivitetin e paautorizuar për muaj të tërë pasi agjentët e saj anashkaluan kufizimet dhe përdorën më shumë se dhjetë faqe interneti të pazbuluara më parë për të komunikuar. Vetëm në DseËiki të Gjermanisë, ata bënë mbi 15 000 redaktime dhe shkëmbyen taktika për të shmangur mbrojtjet dhe zbulimin.



