Një përplasje fizike shpërtheu në Parlamentin e Turqisë pak para betimit të kandidatit për ministër të ri të Drejtësisë, Akın Gürlek.
Incidenti ndodhi pasi deputetët e opozitës protestuan kundër emërimit të tij nga Presidenti Recep Taip Erdogan.
Sipas mediave ndërkombëtare, tensionet u rritën gjatë seancës plenare, duke çuar në përplasje mes ligjvënësve, ndërsa procesi i betimit u shoqërua me debate të ashpra politike.
Nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdag, u detyrua të pezullojë seancën për shkak të kaosit.
Gjatë incidentit, deputeti i CHP-së Mahmut Tanal u lëndua në hundë dhe u dërgua në Spitalin e Parlamentit.



