Administrata Trump ka ngritur një padi kundër Universitetit të Kalifornisë, për dyshimin se ka lejuar sjellje diskriminuese dhe një klimë armiqësore ndaj studentëve dhe stafit hebre dhe izraelit gjatë protestave pro-palestineze të vitit 2024.
Ata janë në shënjestër specifike për protestat në kampusin e Los Angeles.
Presidenti Donald Trump ka nisur një ofensivë kundër universiteteve të mëdha amerikane, duke i akuzuar ato se kanë lejuar lëvizjet pro-palestineze të lulëzojnë në kampuset e tyre përballë ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, të cilën ai e barazon me demonstrata antisemite.
"Bazuar në hetimet tona, administratorët e Universitetit të Kalifornisë akuzohen se kanë lejuar që antisemitizmi i dhunshëm të lulëzojë në kampus, duke dëmtuar si studentët ashtu edhe stafin ", tha Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi në një deklaratë.



