Ushtria izraelite mori urdhër të sulmonte periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i lëvizjes Hezbollah të mbështetur nga Irani, pasi zgjeroi operacionet e saj në Libanin jugor.
“Në dritën e shkeljeve të përsëritura të armëpushimit në Liban nga organizata terroriste Hezbollah dhe sulmeve kundër qyteteve dhe qytetarëve tanë, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz kanë urdhëruar IDF-në (ushtrinë) të godasë objektivat terroriste në periferitë jugore të Bejrutit”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Në total, 26 izraelitë janë vrarë, përfshirë 25 ushtarë dhe një kontraktor civil, që nga rifillimi i armiqësive midis Izraelit dhe Hezbollahut më 2 mars, kur lëvizja shiite rihapi një front në mbështetje të Iranit pas ofensivës izraelito-amerikane kundër saj.



