Nepal- 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Katmandu pasi policia hapi zjarr ndaj dhjetëra mijëra qytetarëve që kishin dalë të protestonin kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e mediave sociale.
“Shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe duket se janë qëlluar në kokë dhe gjoks”, tha mjeku në spitalin kryesor të vendit.
Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit të Nepalit të hënën për të shprehur zemërimin e tyre kundër një vendimi të autoriteteve për të bllokuar shumicën e platformave të mediave sociale, përfshirë Facebook, X dhe YouTube, duke thënë se kompanitë nuk ishin regjistruar dhe nuk i ishin nënshtruar mbikëqyrjes qeveritare.



