Ambasadori rus në Beograd: Mos shtetëzoni kompaninë e naftës, do shkelni marrëveshjen me Rusinë

Ambasadori rus në Beograd: Mos shtetëzoni kompaninë e naftës, do shkelni marrëveshjen me Rusinë

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, paralajmëron se çdo përpjekje për shtetëzimin e Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, do të shkelte marrëveshjen e nënshkruar mes Serbisë dhe Rusisë në vitin 2008. Në një intervistë për Ria Novosti, ai u shpreh se shtetëzimi i NIS, një kompani që është subjekt i sanksioneve të SHBA-së, vë në pikëpyetje bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e energjisë. 

 

"Presidenti rus e trajtoi këtë çështje gjatë një transmetimi direkt, duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike mbi këtë çështje. Ai vuri në dukje se një marrëveshje e vitit 2008 mbetet në fuqi në lidhje me bashkëpunimin e naftës dhe gazit midis Rusisë dhe Serbisë, dhe theksoi se të dyja palët duhet të respektojnë kushtet e saj. Kjo është një pikë thelbësore," tha Botsan-Kharchenko.

 

Ai shtoi se shtetëzimi "nuk mund të kryhet brenda natës".

 

Ambasadori theksoi se çdo vendim në lidhje me të ardhmen e NIS duhet të jetë në përputhje me frymën e marrëdhënieve midis Moskës dhe Beogradit dhe, në përgjithësi, të mbetet në përputhje me marrëveshjen dypalëshe të vendosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy